24 Dhjetor 2024

364 vetura shiten për 50 mijë euro

Prishtinë, 5 prill - Hiq më pakë se 364 vetura janë shitur nga Komuna e Prishtinës për vetëm 50 mijë euro. Në bazë të një matematike të thjeshtë del se mesatarja për një veture të shitur përmes ankandit publik është vetëm 136 euro.

Zyrtarë të Komunës së Prishtinës thonë se veturat e shitura nuk kanë qenë pronë e Komunës së Prishtinës, por sipas tyre, asnjëra prej tyre nuk ka qenë në gjendje të rregullt.

Zëdhënësi i komunës Asdren Osaj thotë se veturat e shitura për një kohë të gjatë kanë qëndruar në parkingun e merimangave në Fushë-Kosovë.

Ai tha se ato vetura janë konfiskuar nga policia për arsye të ndryshe, por për vite të tëra pronaret e tyre nuk kanë shprehur interesim për t’i marrë ato, apo për shkaqe të tjera nuk kanë mundit t’i tërheqin.

“Ato vetura janë totalisht të papërdorshme dhe asnjëra prej tyre nuk është pronë e Komunës së Prishtinës. Ato janë konfiskuar nga policia. Pasi që për vetë të tëra ato nuk kanë mundur të tërhiqet komuna në bazë të ligjit ato detyrohet t’i shesë përmes ankandit”, tha ai.

Sipas zyrtarëve të komunës, në këtë tender janë shitur gjithsej 364 vetura, ku blerësit e tyre kane qenë persona fizikë dhe juridikë.

Por, nuk është vetëm Komuna e Prishtinës që po shet automjete me çmime të lira. Një praktike të tillë e kanë ndjekur dhe po e ndjekin edhe institucionet tjera të Kosovës.

Edhe Komuna e Klinës para pak ditësh ua ka shitur disa veturave personave fizik me çmime qesharake Një “Nissan Pick up”, me targa të regjistrimit 03-318-BM, komuna e ka shitur për 1676.00 euro, derisa disa vetura tjera të markës “Lada Niva” i ka shitur prej 420 deri në 620 euro.

Vetura me çmime të lira e që i ka pasur jashtë përdorimit ka shitur edhe Komuna e Pejës.

Para pakë kohës përmes një ankandi publik komuna ka shitur disa automjete me çmime prej 300 deri në 1700 euro, të cilat kryesisht i kanë blerë personat fizikë.

Komuna një veturë “Kia” të prodhuar në vitin 2001, e ka shitur për 199 euro, deri sa një “Jeep Cheroki” për 565 euro.

Po ashtu, edhe Doganat e Kosovës kanë nxjerrë në shitje 17 automjete, ku çmimet e janë tejet minimale me çmimet e atyre automjeteve në treg.

Disa vetura të markës “Kio” të prodhuara nga viti 1999 deri në vitin 2002, Dogana u ka caktuar një çmim fillestar prej 600 deri në 800 euro, pavarësisht se vlera e tyre në treg është disa herë më e lartë se çmimi i vendosur nga Dogana.

Po ashtu, kohë më parë edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila drejtohet nga Mimoza Kusari-Lila përmes një ankandi ka shitur hiq më pak se 172 vetura për 234 mijë euro, ku mesatarja për veturë i bie rreth 1200 euro.

Veturat e dala në ankand, sipas zyrtareve të kësaj ministrie, janë kryesisht xhip “KIA Sportage”, të cilat i ka përdorur deri vonë Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të ankandit, këto vetura janë të prodhuar në vitin 2001, 2002 dhe 2003, ku pjesa dërrmuese e tyre kanë qenë më defekte, apo kanë qenë të aksidentuara.

Po ashtu, përveç veturave të policisë, në këtë ankand ka pasur edhe disa vetura ‘Lada Niva” të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Në kohën kur gjithë shtetet evropiane që janë shumë më të zhvilluara se ne bëjnë kursime për shkak të krizës ekonomike, qeveritarët tanë vazhdojnë me lukse që ua kanë zili edhe vetë shërbyesit publikë evropianë. Është një shprehi e pakuptueshme dhe e paarsyeshme”, ka thënë Abdixhiku.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)