27 Dhjetor 2024

357 mijë pasagjerë udhëtojnë përmes Aeroportit për 3 muaj

Prishtinë, 2 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit” për tremujorin e katërt (TM1) 2017, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor dhe Postë Telekomunikacionin.

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për territorin e Kosovës, si vijon: gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 binarë hekurudhorë privatë.

Ndërsa, qarkullojnë 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë: 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.

Në tremujorin e parë të vitit 2017, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 52 mijë, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2016, ku numri i udhëtarëve është ulur për 19.32%.

Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e parë të vitit 2017, është 98 mijë tonë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2016) ka pasur një rritje për 23.30%.

Numri i fluturimeve në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2017 ishte 1 372, ose 4.26% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2016).

Kurse, numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti, ishte rreth 357 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2016) ka një rritje për 2.01%.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)