350 mijë persona udhtuan me aeroplan
Prishtinë, 5 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit për TM1 2016, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, dhe Postë Telekomunikimin për tremujorin e parë (TM1 2016).
Në territorin e Kosovës kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 binarë hekurudhorë privatë, derisa qarkullojnë 8 lokomotiva dizel, të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.
Në tremujorin e parë të vitit 2016, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 61 mijë. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2015, numri i udhëtarëve ka shënuar një ulje prej 6.94%.
Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e parë të vitit 2016, është rreth 79 mijë tonë. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar vërehet se ka pasur ulje për 60.43%.
Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e parë të vitit 2016, janë 1 433, ose 12.92% më shumë fluturime se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2015).
Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet udhëtimi është rreth 350 mijë. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2015) ka një rritje prej 18.64%.