25 Dhjetor 2024

30 kilometra e gjatë, kolona në kufirin Kroaci-Serbi

Zagreb, 22 dhjetor - Në kufirin në mes të Kroacisë dhe Serbisë janë zgjatur me dhjetëra kilometra kolonat e automobilave me emigrantë kryesisht shqiptarë, që nga shtetet perëndimore shkojnë për pushime në Kosovë e Maqedoni.

Sipas radios kroate hrt.hr1, kolona e automjeteve që presin për të hyrë në Serbi tashmë është rreth 30 kilometra e gjatë. Dhe, me këtë ritëm pune të doganës serbe, radhët e pritjes do të zgjaten edhe më tepër.

Autostrada, që nga hyrja prej Sllovenisë e në drejtim të Zagrebit, Slavonski Brodit , Lipovac-Beogad ishte gjatë tërë ditës e ngarkuar me emigrantë të cilët festat e fundvitit duan t`i kalojnë në atdhe, pranë familjeve të tyre .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)