257 njerëz kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak në Algjeri
Algjeri, 11 prill - Së paku 257 njerëz kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak në Algjeri, raportojnë mediat.
Incidenti ka ndodhur pak kohë pas nisjes së tij nga aeroporti Boufarik, pranë kryeqytetit algjer.
Shkaqet e rrëzimit janë të paqarta, ndërsa shifra zyrtare për viktimat nuk ka ende.
Kreu i ushtrisë ka urdhëruar hetime dhe do të vizitojë vendin e ngjarjes, thuhet në një deklaratë të Ministrisë algjeriane të Mbrojtjes.
Katër vjet më parë në Algjeri, një avion që bartte personel ushtarak dhe familjarë, është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e 77 personave.