25 Dhjetor 2024

25 vende përfshihen në kërkimet për avionin e zhdukur

Hanoi, 17 mars - 25 vende janë përfshirë në kërkimet zyrtare për avionin e zhdukur MH370. Sipas autoriteteve malajziane, përfshirja e vendeve të tjera në operacionin e kërkimit u vendos gjatë fundjavës, kur u deklarua se sistemi i komunikimit të avionit dhe manipulimi i kursit të tij janë kryer qëllimisht, 9 ditë më parë.

Ministri malajzian i transportit Hishammuddin Hussein tha se \"autoritetet malajziane kanë kërkuar mbështetje nga këto vende për të dhënat të përgjithshme satelitore, rishikimin e radarëve parësorë dhe dytësorë, furnizimet nga deti dhe ajri\". 

Zgjerimi i numrit të vendeve në kërkimin e avionit u bë pasi kryeministri malajzian Najib Razak konfirmoi në fundjavë se kursi i fluturimit të avionit është manipuluar, pas mbylljes së radarëve, duke u kthyer sërish në perëndim të Malajzisë para zhdukjes.

Aktualisht kërkimet për avionin e zhdukur janë zhvendosur në Oqeanin Indian, përgjatë drejtimit për në Azinë Qendrore. Ndërkohë autoritetet malajziane kanë kërkuar të dhëna të tjera satelitore nga Kina, SHBA-ja dhe Franca, me qëllim gjetjen e avionit.

Hetuesit nuk kanë bërë të ditur ku janë fokusuar kërkimet e tyre, përveç lajmit se po hetohen pasagjerët e avionit të humbur

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)