24 Dhjetor 2024

23 studentë nisin praktikën në Projektin e Autostradës

Prishtinë, 8 Korrik - Nga sot 23 studentë të Ingjinierisë së ndërtimtarisë Civile, nga Universiteti i Prishtinës dhe Universitetet Nderkombëtare janë pjesë e Projektit të Autostradës së Kosovës, Rruga 7 “Ibrahim Rugova”. 

Ky grup ingjinierësh të rinjë nisën sot ditën e parë me një trajnimin të Plotë mbi Sigurinë  Teknike në projekt dhe nga nesër do të jenë duke punuar në departamente të ndryshme për të marrë eksperiencën që iu nevojitet për plotësimin me sukses të kurrikules universitare.

Programet e intershipit kanë filluar në vitin e parë të projektit dhe Bechtel Enka GP ka mirëpritur mbi 60 studentë gjatë këtyre tre vjetëve pune në ndërtimin e Rrugës 7. Studentët vijnë përgjithësisht nga programet master në drejtime të ndryshme të Ndërtimtarisë.

Drejtori i Projektit,  Chris Jennions në takimin e tij me studentët i njoftoin pjestarët më të rinjë të projektit me punën që Bechtel Enka ka bërë për ndërtimin e 5 seksioneve të para të autostradës duke i ftuar ata të jenë pjesë e së ardhmes së këtij projekti dhe finalizimit me sukses të tij.

“Po punohet në 3 seksione të autostradës njëkohësisht dhe ky është momenti më i mirë për të parë dhe mësuar të gjithë komponentet e një projekti të këtyre përmasave dhe këtyre parametrave ndërkombëtarë, por mos harroni dhe ju ftoj që si pjesë e ekipit tonë tashmë, të ndani të njejtin Objektiv që ky projekt dhe ky ekip ka, për Zero Aksidente”– u shpreh Drejtori i Projektit në këtë prezantim me studentët. 

Projekti i Autostradës së Kosovës nisi punimet në Prill 2010 dhe deri tani ka realizuar me sukses hapjen para afateve të 61 Km te Rrugës 7.

Mbi 700 kompani lokale janë angazhuar në projekt për ndërtimin me sukses të kësaj vepre madhore infrastrukturore, e para e këtij lloji në Kosovë.

Momentalisht pjesë e projektit janë mbi 2500 punonjës dhe puna po vazhdon me intensitet në ndërtimin e 3 seksioneve të fundit të Autostradës së Kosovës.

Projekti i Autostradës së Kosovës, Bechtel - Enka (GP) këtë vit ka fituar cmimin Global “Projekti më i Mirë”, duke konkuruar në kategorinë e rrugëve të konkursit Botëror, Projektet më të Mira, të organizuar për herë të parë nga Engineering News Record (Regjistrimi i Lajmeve të Inxhinjerisë Civile).

Çmimet jepen për të nderuar projektet më të mira globale në fushën e ndërtimit dhe kompanitë që i projektuan dhe i ndërtuan ato në të gjithë botën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)