214 mijë pasagjerë gjatë gushtit
Prishtinë, 18 shtator - Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës (AACK) ka njoftuar se rritja e trafikut në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari ka vazhduar edhe në gusht.
Në gusht 2015 ANP-ja u shërbeu rreth 214 000 udhëtarëve apo 11.4 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gushti tradicionalisht është muaji me numrin më të madh të trafikut në ANP, është thënë në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës. AACK-ja ka bërë me dije se rritja për vitin 2015 deri në gusht krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2014 është 11.7 %, për një total prej 1 081 408 udhëtarësh.