04 Janar 2025

209,053 udhëtarë kanë fluturuar nga Aeroporti i Prishtinës

Prishtinë, 13 gusht - Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës (AACK), ka njoftuar se gjatë muajit korrik 209,053 udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari".

"Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 8.9% në krahasim me korrikun e vitit 2015, kur në këtë aeroport u shërbyen 192,00 udhëtarë. Rritja në korrik vjen si vazhdimësi e shtimit të theksuar të numrit të udhëtarëve gjatë vitit 2016 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar\", thuhet në njofitmin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AACK), raporton ekonomia-ks.com

Sipas AACk-së, në shtatë muajt e parë të këtij viti përmes ANP “Adem Jashari” kanë fluturuar gjithsej 985,555 udhëtarë, që përfaqëson një rritje prej 13.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)