2016-ta, vit rekord në numrin e pasagjerëve në ANP
Prishtinë, 4 janar - Viti 2016-ta, ishte njëri nga fitet rekord në numrin e pasagjerëve të shërbyer në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari!.
Kështu ka bërë të ditur Driton Hyseni menaxher i orareve në ANP Adem Jashar" i cili ka theksuar se janë të gëzuar të ndajn me publikun rritjen e trafikut në muajin Dhjetor prej 27 për qind.
"Poashtu krahasimin e plotë të vitit 2016 me vitin 2015, kemi rritje të numrit të pasagjerëve prej mbi 12.5% ose nga 1,549,198 në 2015 në 1,743,208 ne vitin 2016, pra 194,010 pasagjerë më shumë."
"Faleminderit të gjithë juve që shfrytëzuat shërbimet tona, vit të mbarë!", ka shtuar Hyseni përmes një postimi në rrjetin social facebook