23 Dhjetor 2024

2012 ishte më i sigurti në historinë e fluturimeve me aeroplan

Frankfurt, 14 janar - Viti i kaluar ishte më i sigurti në historinë e fluturimeve me aeroplan. Këtë vlerësim të sigurisë së transportit ajror e ka bërë qendra gjermane "Jet Airliner Crash Data Evaluation Centre" (JACDEC) - e cila ka publikuar një listë të linjave ajrore më të sigurta dhe më pak të sigurta në vitin 2012.

Sipas qendrës gjermane, linjat ajrore nga Evropa, Hong Kongu dhe Zelanda e Re kanë marrë vlerësimin më të lartë për siguri.

Indeksi i sigurisë përcaktohet duke marrë parasysh kohëzgjatjen e shërbimit të një kompanie ajrore, nga numri i përgjithshëm i aeroplanëve të shkatërruar që nga viti 1983, kur JACDEC kishte filluar me përcjelljen e linjave ajrore.

Vitin e kaluar janë regjistruar një total prej 496 incidenteve në fluturimet komerciale, dy më pak se vitin 2011.

Aksidenti më i rëndë ajror ka ndodhur në 3 qershor, kur aeroplani i kompanisë “Dana Air“ është rrëzuar në afërsi të Lagos në Nigeri.

Në këtë aksident kanë humbur jetën 163 persona. Edhe “Wall Street Journal” kishte publikuar një artikull me të dhënat e sigurisë nga fluturimet, duke treguar se, fluturimet komerciale janë më  pak të rrezikshme që nga vitet gjashtëdhjetë.

Vitin e kaluar në mbarë botën sipas “Wall Street Journal”  janë rrëzuar 23 aeroplanë, kryesisht në Afrikë.

Mesatarja në dhjetë vjetët e fundit është 34, ndërsa në SHBA nuk ka pasur aksidente fatale ajrore, që nga viti 2009.

Kompanitë ajrore nga Amerika e Veriut dhe Azia janë më të sigurta, ndërsa ato nga Afrika dhe zona e Karaibeve janë më pak të besueshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)