18 të lënduar si pasojë e aksidenteve
Prishtinë, 19 dhjetor - Të paktën 18 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidenteve automobilistike të ndodhura nga mosrrespektimi i kodit rrugor dhe kushteve të vështira atmosferike.
Nga aksidenti i ndodhur në fshatin Surishtë të Podujevës kanë mbetur të lënduar 12 persona ku tre prej tyre dërgohen për trajtim mjekësor në QKUK-Prishtinë.
Kurse, në fshatin Sojevë të Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasoje e aksidentit lëndime trupore marrin dy ngasësit dhe dy pasagjer në të dy veturat të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkohë që Fushë Kosovë një makinë ka përplasur dy këmbësorë.