21 Prill 2025

141,179 udhëtarë kanë fluturuar nga Aeroporti i Prishtinës

Prishtinë, 10 korrik - Autoriteti i Aviacionit Civil, ka njoftuar se gjatë muajit qershor, 141,179 udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari".

“Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 10.5% në krahasim me qershorin e vitit të kaluar kur në këtë aeroport u shërbyen 127,813 udhëtarë. Rritja në qershor vjen si vazhdimësi e shtimit të theksuar të numrit të udhëtarëve në muajt janar-maj në krahasim me të njëjtët muaj të vitit të kaluar. Në periudhën janar-qershor të këtij viti përmes ANP “Adem Jashari” kanë fluturuar gjithsej 776,502 udhëtarë që përfaqëson një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, thuhet në komunikatën e Autoritetit të Aviacionit Civil.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)