25 Dhjetor 2024

140 milion pasagjerë në vitin 2013

Stamboll, 6 dhjetor - Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Administrimit të Aeroporteve Shtetërore (DHMİ) gjatë periudhe 11-mujore të vitit aeroportet turke u kanë shërbyer gjithsej 140 milionë e 489 mijë e 334 udhëtarëve.

Aviacioni turk po shkon drejt rekordit të vitit. Numri i pasagjerëve që kanë përdorur rrugët ajrore në 11 muajt e parë të vitit i ka kaluar të 140 milionët.

Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Aeroporteve Shtetërore publikoi të dhënat e muajit nëntor.

Sipas këtyre të dhënave në muajin nëntor nga shërbimet që ofrohen nëpër aeroporte kanë përfituar 10 milionë e 422 mijë e 113 pasagjerë dhe 90 mijë e 432 avionë.

Gjatë kësaj periudhe 11-mujore nga aeroportet turke kanë kaluar gjithsej 140 milionë e 489 mijë e 334 udhëtarë.

Rritje është regjistruar edhe në transportin kargo. Në 11 muajt e parë të vitit me avion është transportuar 2 milion e 394 mijë e 586 tonë ngarkesë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)