22 Dhjetor 2024

„Telekom Serbia“ në shitje

Beograd, 7 shtator - Mediat serbe transmetojnë se Qeveria serbe planifikon shitje të pakos shumicë të Telekomit me çmim prej 1,6 deri 1,8 miliardë euro.

Qeveria e Serbisë është e gatshme ta pranojë propozimin e këshilltarëve për privatizimin e Telekom-it dhe të ofrojë në shitje 51 për qind të aksioneve të kompanisë.

Siç botoi gazeta “Novosti”, grupi punues i Qeverisë, të cilin e drejton Vuk Xhokoviq, tashmë ka marrë raport për modelin e privatizimit nga këshilltarët qeveritarë.

Në raportin bëhet e ditur se ideja për shitjen vetëm të 40 për qind të pronësisë mund të rezultojë me mosinteresim nga “lojtarët” seriozë në këtë sektor.

Prandaj propozohet që menjëherë të ofrohen 51 për qind të aksioneve të “Telekom Serbia” me çmim prej 1,6 deri 1,8 miliardë euro. Sipas gazetave serbe, vlera momentale e “Telekom Serbia” vlerësohet në më shumë se 3 miliardë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)