13 mijë punonjës rrezikojnë punën në American Airlines
New York, 4 shkurt - Aviokompania e SHBA-së, American Airlines njoftoi se mund të nxjerrë me leje pa pagesë 13 mijë punonjës të saj për shkak se koronavirusi i ri (COVID-19) vazhdon të ndikojë negativisht ndaj sektorit.
Në një mesazh për punonjësit lidhur me çështjen nga drejtuesi i lartë Doug Parker dhe presidenti i "American Airlines", Robert Isom thuhet se kanë kaluar pothuajse 5 javët e para të vitit 2021 dhe se situata është e ngjashme me vitin 2020.
Shpërndarja e vaksinës kundër COVID-19 nuk është aq e shpejtë sa pritet, thuhet në mesazhin në të cilin njoftohet se edhe kufizimet e reja të vendosura në udhëtimet ndërkombëtare kanë ulur kërkesat.
Më tej bëhet e ditur se ekziston rreziku që 13 mijë punonjës të nxirren në leje pa pagesë pasi me 31 mars do të përfundojë edhe paketa e ndihmës për kompanitë ajrore.
"American Airlines" në tetor të vitit të kaluar nxori me leje pa pagesë 19 mijë punonjës të saj ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar i thirri sërish punonjësit me mbështetjen e siguruar për sektorin e kompanive ajrore.
Kompania ajrore ka njoftuar se ka humbur 8.9 miliardë dollarë në vitin 2020 për shkak të ndikimit të pandemisë së COVID-19.