102 milionë kinezë përdorin celular 3G
Pekin, 27 tetor - Siç bëhet e ditur nga Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit e Kinës, deri në fund të shtatorit të këtij viti numri i përdoruesve të celularit 3G në Kinë arriti në 102 milionë. Rrjeti 3G ka mbuluar të gjitha qytetet e qytezat.
Njëkohësisht tani Kina po eksperimenton teknologjinë TD-LTE në gjashtë qytete. Ky është brezi i katërt i teknologjisë së komunikacionit të lëvizshëm me të drejta të pronësisë intelektuale të vetë Kinës.