23 Dhjetor 2024

“100 Vjetori i Revolucionit Nacional” në pullë postare

Prishtinë, 18 maj - Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e pullave postare ”100 Vjetori i Revolucionit Nacional”.

Me  këtë edicion shënohet jubileu i lavdishëm i popullit shqiptar, i cili nëpër shekuj luftoi për liri, që më 28 Nëntor 1912, rezultoi me shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

Më 21 Maj 1912 në Junik filloi punën Kuvendi i Junikut, i cili për shkak të vendimeve që u morën gjatë katër ditëve të punës, cilësohet si vendimtar për fillimin e kryengritjes së përgjithshme shqiptare. Në Junik u përpilua Memorandumi, i cili iu dërgua fuqive të mëdha botërore, që përbëhej prej 14 kërkesave dhe më vonë do të njihet si ”14 pikëshi i Hasan Prishtinës”.

Nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës forcat shqiptare numëronin 10000 luftëtarë.

Kryengritjet morën përmasa edhe më të mëdha dhe kudo në Kosovë zhvilloheshin beteja. Vendi u mbulua me gjak. Luftëtarët trima të udhëhequr nga Bajram Curri, Ismail Qemali, Idriz Seferi, Ahmet Delia, Isa Boletini dhe shumë të tjerë tërë jetën ia kushtuan lirisë së atdheut.

Përmes këtij emisioni të pullave postare, prezantojmë dy nga portretet e veprimtarëve të shquar të kësaj periudhe Hasan Prishtina dhe Isa Boletini.

Në kuadër të këtij emisioni në qarkullim postar do të vihen pullat postare me nominale: €0.70 dhe €1, si dhe Zarfi i Ditës së Parë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)