23 Dhjetor 2024

100 padi kundër Bechtel & Enka

Prishtinë, 15 mars - Plot 100 padi janë bërë ndaj konzorciumit Bechtel& Enka nga banorët e fshatrave Vërmicës, Zhurit, Kobajt etj. Banorët e fshtrave kufitarë janë të pakënaqur me mënyrën e shpronësimit të tokave, nëpër të cilat ka kaluar autostrada.

Kalimi i autostradës ka dëmtuar shumë sipërfaqe të tokave bujqësore. Siç jep Radio Kosova, banorët presin që Gjykata Supreme të marr vendimin e duhur, kurse avokati prizrenas Esad Gutaj, nëpër duart e të cilit ka kaluar një numër ankesash, thotë se fajin për këtë kaos e ka ligji mbi shpronësime.

Ndonëse ishte mirëpritur si Projekt, ndërtimi i Autostradës Morinë – Mërdare ka dëmtuar shumë pronarët e tokave bujqësore kah ka rënë kjo rrugë. Banorëve të fshatrave të brezit kufitarë, atyre të Vermicës dhe Zhurit pos që nuk po u kompensohet toka në vlera reale, kanë pësuar edhe dëmtime në shumë asete tokësore.

Këtë e pohon edhe plaku 77 vjeçar nga Vermica, Abaz Kolukaj, i cili tashmë ka paraqitur shumë ankesa në gjykatën e Prizrenit, pasi pakënaqësitë e tij sikurse edhe të shumë bashkëvendësve nga ana e shtetit nuk janë marrë parasysh.

Banorët e kësaj ane, duke mos pasur tjetër derë për t`u ankuar, tash i janë drejtuar Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe Gjykatës Supreme, në të cilat janë bërë mbi 100 padi.

Avokati prizrenas Esad Gutaj thotë se është përfaqësues ligjorë i shumë pronarëve të tokave të cilët kanë paditur Bektel& Enka për dëmet që u kanë shkaktuar ndërtuesit e autostradës. Ai fajin për këtë zhagitje të lëndëve ia len ligjit mbi shpronësimet për të cilin thotë se nuk është i qëlluar.

E këshilltari në Kuvendin e Prizrenit, Cen Fanaj, nga fshati Vermicë i irrituar me veprimet e institucioneve thotë se autostrada përveç tokave bujqësore ka dëmtuar edhe ekonomitë e këtij fshati e që ka rezultuar me braktisjen e vendlindjes nga banorët

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)