15 Maj 2025

Zyrtare: Rexha në Prishtinë

Prishtinë, 15 janar -  Kampionia aktuale e Kosovës, FC Prishtina është përforcuar më sulmuesin e njohur Kastriot Rexha. Shtatlarti prishtinas ka nënshkruar kontratë gjatë mujore me skuadrën e Prishtinës.


Gjatë prezantimit në FC Prishtina, Kastriot Rexha ka premtuar maksimumin për skuadrën e drejtuar nga Afrim Tovërlani, kurse ndihet i nderuar që do të djersitë fanellën “bardhekaltër”.

“Ndihem i nderuar që jam pjesë e skuadrës së Prishtinës. Premtoi që do ta japi maksimumin për të arritur synimin e përbashkët që është titulli i kampiones. Marrëveshja me Prishtinën është gjashtë mujore”, ka thënë Rexha, i cili është golashënuesi i dytë në elitën e futbollit kosovar me 8 gola. Ndërkohe, trajneri Adfrim Tovërlani ndihet i kënaqur me realizimin e këtij transferi.

 

“Siç dihet gjatë vjeshtë kemi pasur problem në lojën në ajër, por me transferimin e Rexhës ky problem më nuk ekziston. Jemi të kënaqur me këtë transferim, pasi dihet se për çfarë futbollisti bëhet fjalë”, ka thënë Tovërlani. Rexha në të kaluarën ka luajtur edhe për 2 Korrikun, KEK-un. Hysin, Trepçën ’89 dhe Vllazninë e Shkodrës.  (EPOKA E RE) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)