23 Nëntor 2024

Chelsea transferon futbollistin brazilian Angelo Gabriel

Londër, 17 korrik - Klubi anglez Chelsea ka transferuar futbollistin brazilian Angelo Gabriel.

Në njoftimin e bërë nga klubi, thuhet se kanë përfunduar transferimin e futbollistit 18-vjeçar, i cili ishte pjesë e klubit brazilian Santos.

Sipas lajmeve në mediat britanike, për Gabrielin, me të cilin është nënshkruar një kontratë afatgjatë, Chelsea i ka paguar Santosit një klauzolë prej 15 milionë euro.

Ai mban rekordin si futbollisti më i ri që ka luajtur në Ligën e Parë të Futbollit Brazilian kur ishte 15 vjeç e 308 ditë, ndërsa me Santosin ka shënuar 5 gola dhe 10 asistime në 129 ndeshje.

Talenti i ri gjithashtu luajti në Kombëtaren e Brazilit në grupmoshat më të ulëta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)