Zyrtare: Prandelli trajneri i ri i Italisë
Romë, 31 maj - Trajneri i Fiorentinas, Cesare Prandelli, ka arritur marrëveshje me federatën italiane të futbollit (FIGC), për të zëvendësuar Marcello Lippin në postin e trajnerit të kombëtares italiane, pas Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Prandelli do të jetë trajner i Italisë për katër vite, ka thënë një zëdhënës i Federatës Italiane të Futbollit, duke sqaruar se akordi është arritur mes Prandellit dhe presidentit të FIGC, Giancarlo Abete.
Prandelli do të prezantohet zyrtarisht si përzgjedhës i Italisë pas Kampionatit Botëror, shtoi zëdhënësi.
Detajet financiare dhe përbërja e stafit të Prandellit pritet të publikohen së shpejti.