Zyrtare, Mourinho trajneri i ri i Real Madridit
Madrid, 30 maj - Jose Mourinho është zyrtarisht trajneri i ri i Real Madrid, ndërsa prezantimi i tij në Santiago Bernabeu do të bëhet të hënën.
Drejtuesit e klubit spanjoll arritën marrëveshjen e kompensimit me Inter, duke i hapur rrugë transferimit të portugezit në Madrid.
Dy presidentët janë takuar në Milan dhe kanë zgjidhur detajet e fundit, që lënë të lirë Mourinho të bashkohet me 9 herë kampionët e europës, pas një sezoni fantastic me triumfin e trefishtë në Itali.
Zuikaltrit nuk kanë dhënë detaje për marrëveshjen mes presidentit Massimo Moratti dhe homologut të tij të Real, Florentino Perez, por media spanjolle dhe ajo italiane kanë bërë të diutr se Inter do të marrë 8 milion euro dëmshpërblim.
Mourinho udhëhoqi Inter në tre trofe sezonin që sapo u mbyll, e tani do të kërkojë të ngjisë në majën e europës, Real Madrid, duke zëvendësuar në pankinë Manuel Pellegrini.
Lëvizja e fundit e merkatos me Mourinho shënon një ndryshim në menaxhimin e Perez, që ka preferuar të shpenzojë gjithnjë për lojtarët më të mirë në botë. 47 vjecari portugez ka një reputacion të madh si motivator, dhe takticien, por edhe për të dalë i paprekur nga uljet e ngritjet e pashmangshme të një sezoni, që kur bëhet fjalë për klube të mëdha janë gjithnjë nën vëzhgimin e medias.
E ndërkohë, spekulimet e merkatos flasin se Real Madrid ëhstë vënë pas brazilianit të Inter Maicon dhe argjentinasit të Benficas Angel Di Maria, dy lojtarë të preferuar të Mourinjos.