30 Prill 2024

Zyrtare: Aston Villa transferon Bent

Londër, 19 janar - Aston Villa ka kompletuar edhe zyrtarisht transferimin e lojtarit të Sunderlandit, Darren Bent.

Aston Villa ka konfirmuar se lojtari ka nënshkruar kontratë 4.5 vjeçare.

“Aston Villa është një klub fantastik, ndërkohë sapo mora vesh se ata janë interesuar për mua unë e pranova ofertën e tyre”, tha Bent për faqen zyrtare të klubit.

“Atje janë top lojtarë, me kualitet të madh”.

Darren Bent nga 23 paraqitje me Sunderlandin këtë sezon ka shënuar 11 gola.