Zvicra humb finalen e Evropianit U21
Danimarkë, Zvicër, 25 qershor -Megjithë dëshirën që ekipi zviceran tëmund të fitojë, kundër Spanjës, një gjë nuk ka ndodhur. Zvicra e ka humbur finalen e Evropianit për U21, përballë një Spanje superiore në të gjitha aspektet e ndeshjes.
La Rojita ka fituar 2:0 në finalen në Danimarkë. Herrera shënoi golin e parë në minutën e 41, kurse Alcantara gjeti në gjumë lojtarët zviceranë duke shënuar një gol të bukur nga distanca në minutën e 81.
Xherdan Shaqiri e Admir Mehmedi kanë luajtur 90 minuta, kurse Granit Xhaka ka luajtur deri në minutën e 68. Pajtim Kasami ka lujatur prej minutës së 68, kurse Amir Abrashi është inkuadruar në minutën e 54. Shqiptarët kanë luajtur rol qendror në dërgimin e Zvicrës deri në finale