Zubizarreta: Nuk do ta shesim Villan
Barcelonë, 24 dhjetor - Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, i ka mohuar spekulimet se David Villa do të largohet në janar nga klubi katalunas.
Në janar ne do ta mbajmë Villan dhe është e rëndësishme tua kujtoj që Barcelona është klub që nuk pranon oferta për lojtarët më të mirë në këtë afat kalimtar.
David Villa është lojtar që shënon gola dhe i sjell intensitet skuadrës. Tani që ai është rikuperuar nga lëndimi serioz, unë besoj se ai po bën paraqitje të nivelit të lartë në fushë, ka thënë Zubizarreta.