Zubizarreta mohon largimin e Guardiolas
Barcelonë, 4 prill - Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, ka hedhur poshtë pohimet e Pep Guardiolës, i cili ka paralajmëruar largim pas përfundimit të kontratës.
Ai ka kontratë dhe ai dëshiron të jetë me ne, kjo është e tëra.
A është në pankinë? Po. A ka kontratë për vitin e ardhshëm? Po. Çfarë duam tjetër? Gjërat tjera nuk më interesojnë, u shpreh Zubizarreta.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka hedhur poshtë euforinë e krijuar, duke thënë se lufta për titull në La Liga ende është larg prej mbarimit.
Reali do të luftojë deri në fund. Ne kemi avantazh të mirë, por kanë mbetur edhe shumë pikë për tu fituar dhe ne po garojmë ndaj një kundërshtari shumë të fortë.
Ne kemi shkuar për ta fituar ndeshjen dhe ia arritëm. Ata kanë luajtur mirë në pjesën e parë, por goli i Gerard Piques na ndihmoi, deklaroi Guardiola.