Zllatan Ibrahimoviqit i ngritet statuja në Suedi
Stokholm, 22 nëntor - Futbollistit të Manchester United, Zllatan Ibrahimoviq, do ti ngritet një statujë në nderim të tij, pasi është shpallur lojtari më i mirë në Suedi, në vitin e dhjetë me radhë.
Ibrahimoviq, 36 vjeçar ka marrë çmimin Topi i Artë (Guldbollen), në një ceremoni në Stockholm.
Statuja do të ngritet jashtë Friends arena në Stockholm, stadiumit ku Ibrahimoviq shënoi katër gola kundër Anglisë më 2012.
Ibrahimoviq tha se është e jashtëzakonshme për të. Shumicës së njerëzve nuk iu ngritet statuja deri pas vdekjes.
Suedezi ka marrë çmimin që prej vitit 2007 dhe gjithashtu ishte futbollisti më I mirë edhe më 2005, ndërkohë që në 2006 Toppin e artë ia rrëmbeu mesfushori Freddie Ljungberg.