Zlatan Ibrahimoviç në histori
Paris, 19 shtator - Zlatan Ibrahimoviç në histori, të paktën në atë të Champions League.
Bomberi suedez me golin e shënuar me 11-metërsh ndaj Dinamo Kiev në sfidën e parë europiane të Paris Saint Germain, bëhet lojtari unik, i vetmi në histori që shënon me 6 skuadra të ndryshme në kompeticionin më të rëndësishëm europian të futbollit.
Më parë Ibrahimoviç kishte shënuar emrin e tij si golashënues në Champions League me Ajaxin, Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin dhe tani PSG-në.
Në karrierën e tij ende nuk e ka shijuar triumfin në Championc League, është ende në kohë për ta bërë, por për momentin suedezi duhet të kënaqet me këtë rekord historik që vështirë se mund të arrihet nga dikush tjetër.
Edhe pse konsiderohet si lojtar që nuk bën shumë në ndeshje të vështira, të paktën për një natë, Ibra i mbylli gojën kritikëve duke lënë shenjë që në sfidën e parë të Champions League me Paris Saint Germain.