Zlatan Ibrahimovic mund të largohet nga Milan
Milano, 4 mars - Zlatan Ibrahimovic mund të largohet nga Milan në fund të sezonit.
‘Calciomercato’ raporton se sulmuesi suedez mund të ndryshojë ambient pas përfundimit të këtij sezoni.
Agjenti i tij, Mino Raiola, do të përpiqet t’i sigurojë një lëvizje tjetër Ibras, shkaku i ndryshimeve të mëdha që po ndodhin te Milan.
Drejtori i Milanit, Zvonimir Boban tashmë është larguar nga klubi, me Paolo Maldinin dhe Federic Massara të vendosur të ndjekin rrugën e tij.
Ibrahimovic i është bashkuar Milanit në afatin kalimtar të janarit, dhe në shtatë paraqitje ka shënuar dy gola.