Zlatan Ibrahimovic i dërgon dhuratë Ronaldos
Paris, 6 shkurt - Zlatan Ibrahimovic i ka bërë një dhuratë surprizë Cristiano Ronaldos në ditëlindjen e tij të 29-të.
Ylli suedez i ka publikuar në “Twitter” dhuratën e tij e cila ishte një bluzë me fotot e pozitave që Ibrahimvovic ka shënuar gola në karrierë.
“Urime Cristiano Ronaldo. Unë të kam dërguar në këtë postim veshjen tuaj te preferuar” i ka shkruar Ibra, Ronaldos. “Faleminderit për ditëlindjen. Ato dukën më të mira për ty” i është përgjigjur Ronaldo.