Zidane pritet te larhojet nga Real Madridi
Madrid, 10 dhjetor - Zinedine Zidane thuhet se do të largohet nga skuadra e Real Madridit në fund të këtij edicioni, pasi kërkesat e tij drejt krerëve të klubit nuk i janë përmbushur.
“Diariogol” mëson se Zidane i kishte treguar klubit se dëshirat e tij për këtë edicion kanë qenë Sadio Mane, Paul Pogba dhe Eduardo Camavinga, por që ato nuk u plotësuan nga presidenti i klubit, duke mbetur vetëm me lojtarët që kishte në dispozicion edicionin e kaluar.
Media spanjolle tregon se Zidane pritet të largohet nga “Bernabeu” në fund të këtij edicioni, me marrëveshje të përbashkët me klubin.