Zidane mund të largohet nga Reali
Madrid, 19 shkurt - Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka gjasa që në fund të këtij sezoni të braktisë pankinën e të ashtuquajturit “klub mbretëror”.
Francezi, i cili sivjet ka sezonin e tij të tretë me kryeqytetasit, në një konferencë për median tha se puna që bën “është tejet e lodhshme”, për çka në një të ardhme të afërt, mund të ndodhin disa ndryshime në klub.
”Mund të largohem në verë, pasi puna që bëj është tepër e lodhshme”, deklaroi Zidane.