Zidane e lë të hapur derën për Pogba
Madrid, 27 korrik - Është e qartë që emri më i lakuar i kësaj merkato vere është Paul Pogba dhe emri i francezit përflitet në akset, Itali-Angli-Spanjë.
Pavarësisht se zërat e shumtë për një kalim te Manchester United, Zinedine Zidane shprehet se mesfushori është një objektiv i hapur ende për Real Madrid.
Nuk e di nëse do të arrijë, por kemi kohë deri 31 gusht dhe deri atëherë mund të ndodhë gjithçka, deklaroi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, trajneri i Real Madrid.
Duket qartë nga deklarimet e trajnerit francez të Los Blancos se Pogba është një objektiv për të cilin do të luftojë edhe klubi fitues i Ligës së Kampioneve. Por ndërkohë këmbëngulja e Manchester United është konkretizuar edhe me një ofertë zyrtare prej 120 milionë eurosh.
Të gjithëve u pëlqen Pogba, pasi është një futbollist i madh dhe Real kërkon gjithnjë më të mirët, deklaroi Zizou.