Zidane bëhet aksioner klubi
Paris, 14 tetor - Zidane është mes aksionerëve të rinj të Rodezit, skuadra e qytezës me të njëjtin emër në jug të Francës, që luan në divizionin e katërt.
Kemi kënaqësinë dhe nderin e madh tju njoftojmë se Zinedine Zidane mbështet projektin e Rodez Aveyron Football, ka deklaruar klubi në faqen e tij të internetit.
Zizou, 40 vjeç, ka nënshkruar rritjen e kapitalit të ekipit nga 121 mijë në 240 mijë euro bashkë me disa biznesmenë të qytetit dhe disa ish-futbollistë.
Mes tyre spikat Olivier Dacourt, që dikur ka luajtur me klubet prestigjoze italiane të futbollit, si Roma dhe Inter.