22 Dhjetor 2024

Zidan: Më mirë vdes se i kërkoj falje Materacit

Paris, 3 mars - Po shkojmë drejt 4-vjetorit, por Zinedin Zidan nuk e ka harruar. Mbi të gjitha nuk e ka falur. Intervistuar nga “El Pais”, nuk e përmend kurrë Materacin, por nuk bën asgjë për ta fshehur ndjenjën e tij ndaj mbrojtësit të Interit.

Madje. Zizu duket si një lumë që është gati të derdhet: kujtimet e asaj skene në finalen e Berlinit duken të pashlyeshme dhe që djegin ende. Për vdekje. “Preferoj të vdes, sesa t’i kërkoj falje një egërsire”, titullon “El Pais”, që i rikthehet asaj që e përkufizon një “goditje e mrekullueshme me kokë”.

“Është e qartë që më vjen keq. Por nëse unë do t’i kërkoja falje, do të pranoja rrjedhimisht, se ajo që ai ka bërë është normale. Por për mua nuk ishte normale. Në fushë ndodhin shumë gjëra. Nuk ishte hera e parë që gjendesha në një situatë të tillë, por në atë rast nuk munda të rezistoja. Sepse në të kundërt. Nuk është se po kërkoj falje, por mamaja ime ishte sëmurë. Ishte në spital dhe njerëz si ai nuk e dinin. Për mua ishte një moment i keq. Shumë herë në jetën time më kanë sharë nga nëna dhe nuk kam reaguar kurrë. Por aty u përgjigja. T’i kërkoj falje atij… Por të kishte qenë Kaka, një tip normal, një njeri i mirë, sigurisht që do t’i kërkoja falje. Atij jo! Nëse i kërkoj falje, do të thotë për mua mungesë respekti ndaj vetes time dhe ndaj të gjithë personave, për të cilët më dhemb zemra. I kërkoj falje futbollit, tifozëve, skuadrës… Pas ndeshjes hyrë në dhomat e zhveshjes dhe u thashë: ‘Më falni. E di se nuk ndryshon asgjë, por u kërkoj falje të gjithëve’. Por atij nuk mundem. Kurrë, kurrë… Do të ishte si të çnderohesha… Do të preferoja të vdisja”. Zidan përpiqet ta lexojë paksa pozitiv episodin ose pak a shumë si një leksion për të rinjtë, që fillojnë të luajnë futboll, ashtu sikurse dy fëmijët e tij, që janë në shkollën e Realit të Madridit. “Të rinjve duhet t’u thuhet, duhet të luhet në një mënyrë më fisnike. Në fushë mund të ndodhin gjëra të pakëndshme, por futbolli është një sport dhe nuk duhet të kthehet në një turp. Unë flisja pak, por edhe unë kam sharë kundërshtarë”, përfundon Zidan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)