Zhvillohet xhiroja e fundit e superligës së Kosovës në Pingpong
Prishtinë, 29 prill - Sot në Pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtinë do të zhvillohet xhiroja e fundit e superligës dhe ligës së parë të Kosovës në Pingpong.
Në xhiron e fundit do të ketë shumë ndeshje interesante pasi edhe do të definohet pozicioni përfundimtar për të gjitha klubet, e derbi i javës do të jetë ndeshja ndërmjet Ahmet Hoxhës dhe Prishtinës, me të cilën edhe do të definohet kampioni i sezonit pranveror i superligës.
Ndeshja derbi e ligës së parë pritet të jetë ndeshja Theranda vs Gjilani të cilët konkurrojnë për vendin e dytë në këtë ligë e parë.