Zenit ofron 25 milionë euro për Sneijder
Moskë, 17 prill - Zenit është gati të provojë sërish për Wesley Sneijder dhe kjo pasi tentoi sulmin e parë në fillimin e këtij viti.
Klubi i drejtuar nga tekniku italian Luciano Spalletti do të trokasë sërish në dyert e Interit për mesfushorin holandez.
Sipas shtypit rus, Zenit është i gatshëm të vërë në dispozicion një shifër prej 25 milionë eurosh, që janë gjysma e klauzolës së kontratës.
Kujtojmë se 27 vjeçari holandez ka një kontratë aktuale që e lidhe deri në vitin 2015 me klubin e Interit.