Ze Eduardo braktis Milanin
Milano, 24 gusht - Lajmi për mbërritjen e sulmuesit të Xhenoas, Ze Eduardo në Milano për kryerjen e testeve mjekësore para se ti bashkohej skuadrës së Milanit, qetësoi disi tifozët kuqezinj, që vetëm pak më parë mësuan se shpresa e tyre, Alexandre Pato është dëmtuar sërish.
Por në orët e para të ditës së enjte, vetëm pak orë pasi kishte mbërritur në Milano, sulmuesi braktisi gjithcka dhe u rikthye tek skuadra e Xhenoas pasi nuk ra dakort që të transferohej tek skuadra e Milanit në formën e huazimit.
Me pistën Ze Eduardo të djegur, Allegri është në kërkim të një tjetër emri për sulmin e tij, pasi Pazzini, i shkëmbyer me Cassano-n nuk jep garanci në këtë repart.
Për këtë, Milani, gjithnjë në formë huazimi, është vënë në lëvizje për të marrë Niang nga skuadra franceze e Kaenit.
Për sulmuesin 27-vjeçar nuk mungojnë ofertat nga klube të rëndësishme të Premier Ligës, por ai dëshiron që të bashkohet vetëm me Milanit.
Problemi mbetet skuadra e tij, e cila me sa duket nuk është dakort për lëshimin e tij në formë huazimi, por kërkon shitjen përfundimtare të kartonit.