Zarate dëshiron të qëndrojë te Lazio
Torino, 14 nëntor - Sulmuesi argjentinas Mauro Zarate nuk dëshiron të largohet nga Lazio, thotë vëllai dhe agjenti i tij, Sergio.
Raportet vazhdojnë ta lidhin argjentinasit me një largim nga klubi romak në afatin kalimtar të janarit, derisa ai po kalon në sezon jo të kënaqshëm.
Ne jemi në nëntor dhe nuk ka probleme. Afati kalimtar hapet në janar. Të gjithë lojtarët kanë ngritjet dhe rëniet, por unë jam i bindur se Mauro ka një potencial të madh dhe ai do ta tregojë këtë në fushë.
Ne kemi kontratë me Lazion dhe në këtë moment nuk mendojmë për alternativa. Së shpejti do të flas me Lazion dhe do të shohim se si do të zhvillohen gjërat. Nuk mendoj se ka problem, Mauro pëlqen fansat dhe dëshiron të mbetet te Lazio, ka thënë Sergio Zarate.