Zanetti zëvendës president i Interit
Milano, 10 shtator - Presidenti i Interit, Massimo Moratti i ka thënë kapitenit të klubit, Javier Zanetti të harroj kthimin në shtëpi, gjegjësisht Argjentinën pasi të pensionohet.
E përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport shkruan sot se Moratti dëshiron qç Zanetti kur të del në pension, ta sheh një të ardhme sa më të afërt argjentinasin si zëvendës-president i klubit nerazurrë.
Zanetti ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2013, por nuk e ka ndërmend të pensionohet edhe për disa vite.
Mbrojtësi 39-vjeçar luan për ish-kampionët e Serie A që nga viti 1995 kur erdhi në klubin italian nga ai argjentinas, Banfield.
Ai me Interin ka fituar pesë tituj të ligës italiane, katër herë kupën e Italisë dhe nga një herë, Uefa Cup, Champions League si dhe botërorin për klube.