Zanetti së shpejti lamtumirë futbollit
New York, 31 korrik - Javier Zanetti ka deklaruar se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të sezonit të ardhshëm.
Argjentinasi i cili mbush 40 vjeç me 10 Gusht, tha nga New York, ku gjendet bashkë me skuadrën zikaltër në një aktivitet promocional, se të do të luajë të paktën edhe një vit, ndërsa më pas mund të marrë një rol drejtuesi.
Ai shpreson që të ketë sukses edhe si zyrtar i Interit, pasi të përfundojë karrierën si futbollist.
Kapiteni zikaltër rezervoi fjalët më të mira për Walter Mazzarrin, të cilin e konsideroi një trajner me personalitet dhe me ide të qarta.