Zanetti: Lamtumirë Mourinho
Milano, 24 maj - Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti, i cili fitoi Ligën e Kampionëve në paraqitjen e tij të 700-të në fanellën zikaltër, ka thënë se Interi po i thotë lamtumirë një trajneri të madh.
Është një ndjenjë unike. Pas një sezoni të mrekullueshëm, kjo na mungoi. Unë kam pasur shumë mendime pas vërshëllimës së fundit. Familja ime, bashkëshortja ime, presidenti Massimo Moratti dhe natyrisht, tifozët e Interit.
Vit pas viti ne u përmirësuam dhe u bëmë më të pjekur. Pasi vuajtëm në të kaluarën, ne më në fund jemi në maje të Evropës dhe kjo është kënaqësi e madhe. Unë nuk mund të zhgënjehem për asgjë në një sezon të tillë. Maradona mori vendimin e tij dhe Botërori për mua është e kaluar.
Unë jam vërtet i pikëlluar që Mourinho ka vendosur të largohet, por kjo është zgjedhja e tij. Ne duhet ta respektojmë vendimin e tij dhe fatkeqësisht jemi duke i thënë lamtumirë një trajneri dhe njeriu të madh, deklaroi Zanetti për Sky Sport Italia.