Zanetti: Karriera ime nuk ka përfunduar
Milano, 29 prill - “Karriera ime nuk ka përfunduar. Do të rikthehem më i fortë se më parë”. Kështu është shprehur kapiteni i Interit, Javier Zanetti pas dëmtimit në tendinën e “Akilit” në ndeshjen me Palermon.
“Më vjen keq që nuk do të ndihmojë shokët e skuadrës, por jam optimist se mund të arrijnë Europa League. A do të qëndrojë Stramaccioni në stolin e Interit?
E vendos shoqëria që kërkon të bëjë një ekip sa më të fortë. Falenderoj të gjithë personat që më kanë shkruajtur” deklaroi Zanetti