Zambrotta tashmë trajner
Milano, 20 korrik - Gianluca Zambrotta, ish-mbrojtës anësor i Milanit dhe Juventusit, do të mbulojë tashmë dy role.
Veç shfrytëzimit të patentës së trajnerit, ai merr diçka më shumë: pankinën dhe fushën.
Nga ky sezon, që pritet të fillojë pas afro 1 muaji, ai do të jetë lojtar dhe ndihmës/trajner i Chiasso-s, ekip i ligës së dytë zviceriane.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi helvet, që i ka siguruar Zambrotta-s një kontratë 1-vjeçare, me një opsion për rinovim edhe për 1 vit.
Me detyrën e dyfishtë vjen edhe përgjegjësia e dyfishtë, lider në fushë dhe kontribues në skemat e trajnerit Ernestino Ramella.
Duket se po përsëritet e njëjta histori si me ish-lojtarin tjetër të Milanit, Gennaro Gattuso, i cili në fillim të sezonit të kaluar, gjithnjë në Zvicër, mori drejtimin e Sionit, si trajner për 1 muaj, e më pas edhe si futbollist në fushën e blertë.