11 Janar 2025

Yaya Toure shpallet “Futbollisti i Vitit në Afrikë”

Manchester, 21 dhjetor - Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure është shpallur “Futbollisti i Vitit në Afrikë” në përzgjedhjen tradicionale të lojtarit dhe trajnerit më të mirë të këtij kontinenti.

Në një ceremoni të mbajtur në Akra të Ganës, Toure ka marrë këtë çmim për herë të dytë rresht. Ai si konkurrent kishte bashkëpatriotin e tij, Didier Drogban, dhe reprezentuesin e Kamerunit, Alex Song.

Mesfushori 29-vjeçar ishte një nga më të merituarit që ekipi i Manchester Cityt u shpall kampion i Premier League angleze, ndërsa me ekipin kombëtar të Bregut të Fildishtë luajti në finale e Kupës Afrikane të Kombeve, por pas ekzekutimit të penaltive, humbi kundër Zambias.

Si kombëtarja më e mirë u shpall ajo e Zambias, përkatësisht kampioni i kontinentit ndërsa Herve Renar u laureua me titullin trajneri më i mirë i vitit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)