Xherdan Shaqiri për vizitë në Kosovë
Prishtinë, 28 qershor - Xherdan Shaqiri, të enjten në mëngjes ka zbritur në aeroportin e Prishtinës, pasi ka ardhur për një vizitë treditore në vendlindjen e tij.
Posa arriti në aeroport, Xherdanin e befasuan gazetarët e Klan Kosovës të cilët kishin dalë për ta intervistuar dhe kjo njëherësh ishte intervista e parë e mesfushorit kosovar për një medium shqiptar.
Ai u shpreh mjaft i lumtur dhe tha se paraqitja e flamurit të Kosovës në Ligën e Kampionëve ishte ëndërr e tij, e cila u bë realitet.
Jam i lumtur që ndodhem në Kosovë. Jam i lumtur se kam fituar Champions League me Bayernin, por edhe që kam dal me flamurin e Kosovës me festuar, tha Shaqiri, transmeton Klan Kosova.
Ai gjithashtu tregoi se në këtë formë ka paraqitur jo vetëm Kosovën dhe Zvicrën, por gjithë shqiptarët.
Lojtari i Bayern dëshiron të arrin sërish suksese edhe me trajnerin e ri, Pep Guardiola ndërsa deklaroi se në Gjilan do qëndroj tre ditë.