Xherdan Shaqiri ka çmim prej 17 milion euro
Manchester, 22 qershor - Skuadra të shumta evropiane, madje skuadra me nam janë duke luftuar që të transferojnë talentin kosovar të Bazelit, Xherdan Shaqirin.
Mediat e huaja raportojnë se Bajern, Hamburg, Juventus, Manchester Junajted, Arsenal, Inter, janë vetëm disa nga skuadra që ka kohë që janë duke garuar për të marrë shërbimet e kosovarit, i cili është duke shkëlqyer në kampionatin evropian me ekipin kombëtar të Zvicrës U21.
Sipas mediave të huaja, skuadra e Bazelit, ka rritur çmimin për Shaqirin. Dihet se skuadra zvicerane kërkon 17 milionë euro për talentin 19 vjeçar.