Xhemajli mund të shkëmbehet me Nocerinon
Milano, 12 prill - Blerim Xhemajli mund ta vesh fanellën e Milanit, nga sezoni i ardhshëm.
Mediat italiane njoftojnë se mesfushori shqiptar mund të shkëmbehet me Antonio Nocerinon gjatë verës.
Me këtë rast, mesfushori italian do të kalonte nga Milani tek Napoli, kurse futbollisti shqiptar nga Maqedonia do të bëhej Rossoner.
Nocerino ka përfunduar në bankinë tek ekipi i Massimiliano Allegrit dhe është në kërkim të një ekipi ku mund të luajë vazhdimisht, për të mos e humbur Botërorin 2014.
E kjo në San Siro duket të jetë e pamundur të ndodh. Prandaj, përfaqësuesi italian mund ta pranojë kalimin në San Paolo.
Kjo nënkupton automatikisht se Xhemajli do të transferohej në Milan, duke e arritur kulmin e karrierës.
Përfaqësuesi zviceran po kalon momente magjike me Napolin, pasi e kaloi pjesën më të madhe të sezonit në bankinë.
Ish futbollisti i Parmës dhe Torinos ka shënuar katër gola në dy ndeshjet e fundit dhe Milani nuk dëshiron ta lëshojë nga dora këtë mundësi, të cilën e kishte edhe në janar, por që nuk e shfrytëzoi.