Xhani Infantino zgjidhet president i ri i FIFA-s
Zyrih, 26 shkurt - Xhani Infantino është zgjedhur president i ri i FIFA-s pas votimeve të mbajtura sot në Zyrih të Zvicrës.
Smund ta shpreh ndjesinë time këtë moment. Të gjithë do të jenë krenarë për atë çka ne do të bëjmë, deklaroi ai pas shpalljes si kreu i ri i organizatës më të madhe të futbollit botëror.
Infantino fitoi në raundin e dytë me 115 vota, duke lënë pas Sheikh Salman me 88 vota, Princ Ali-Al Husein me 4 vota dhe Zherom Shampanj me 0 vota.
Zgjedhjet e FIFA-s vijnë pas një stuhie skandalesh që kulmuan me rënien e veteranit të këtij institucioni, Sep Blater.